Prag festash, aktivitete në Korçë e Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekori i festave të fundvitit ka ndriçuar mbrëmjen e së shtunës qytetin e serenatave. Sheshi pranë pedonales në Korçë është shndërruar në një spektakël të vërtetë dritash. Ata që i presin me padurim këto festa janë fëmijët. Këtë vit ata janë mbledhur në një shtëpi të veçantë, ajo e babagjyshit ku ndërsa i shprehin dëshirat e tyre dëgjojnë përralla dhe marrin dhurata. Madje ka nga ata fëmijë që janë shndërruar vetë në rolin e babagjyshit të vitit të ri. 11-vjeçarja Xhoi Mançe kërkon që me dhuratat e saj të plotësojë dëshirat e fëmijëve që kanë vërtetë nevojë për to. Pranë pemës së krishtlindjeve ajo gjen dy vogëlush me babain e tyre ku mundësia e vetme e argëtimit janë vetëm dritat e pemës. Zbukurimi i qytetit juglindor në prag fundvitit që prej tre vitesh është kthyer tashmë në një traditë për korçaret. Ndriçimi dhe zbukurimet e rrugëve kryesore kanë sjellë atmosferë festive edhe në qytetin e Lezhës. Kete vit dekori është ndryshe e kjo e reflektuar më së shumti tek pema e vitit të ri. E vendosur para obeliskut te besëlidhjes, këto drita shumë ngjyrëshe do të jenë ftesa e mikpritjes për të gjithë qytetarët, vizitorët dhe mysafiret e këtij qyteti.