http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i propozuar për Guvernator të Bankës së Shqipërisë Genti Sejko aktualisht është zv/drejtori i përgjithshëm i bankës ?Societe Generale Albania?. Sejko ka punuar gjatë në fushën e bankingut, por edhe në institucionet ndërkombëtare. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe më pas ka ndjekur studimet Master në Universitetin e Glasgout në Skoci, ku dhe ka mbrojtur më pas doktoraturën. Gjatë periudhës 1993- 1995 ai ka qenë inspektor mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa për afro dy vite ka punuar në SHBA pranë rezervës federale. Ai ka eksperiencë në fushën e auditit, pasi ka punuar me kompani ndërkombëtare si ?Deloitte & Touche?, dhe ka qënë në disa poste të larta drejtimi në bankës ?Raiffeisen?. Prej vitit 2010 dhe deri tani, ai punon në bankën ?Societe Generale?. CV e zotit Sejko është përzgjedhur mes 42 kandidatëve, ndërkohë që burime të presidencës thonë se nëse kuvendi rrëzon këtë emër, dy alternativat që mbeten janë ish-anëtari i këshillit të bankës qendrore z.Arjan Kadareja dhe Nik Markolaj, i cili është një shqiptar që punon si drejtor në një bankë të SHBA-së.