“Gent Sejko për Guvernator” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë ditësh pritje te përzgjedhjes së një emri për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, presidenti dekreton për kreun e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon. Pas këtij propozimi, tashmë i takon kuvendit që të vendosë me votë nëse do të jetë ose je z. Sejko Guvernatori i ardhshëm i Bankës qendrore. Në një njoftim të nxjerrë në faqen zyrtare të presidencës, Bujar Nishani shprehet se vendimi është marrë për shkak të eksperiencës së gjatë të tij në fushën bankare dhe në institucionet ndërkombëtare. ?Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standardet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?.Presidenti sqaron se emri i Gent Sejkos doli përmes një procesi transparent që kreu i shtetit hapi në një konkurs. ai thotë se para se të vendoste ka kryer disa takime me krerët e lartë të shtetit dhe të opozitës. por mesa duket vetë Nishani, ka përzgjedhur përmes 42 kandidatëve të konkursit të tij këtë emër.?Përmes një njoftimi të bërë publik, Presidenti i Republikës ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë dhe ata nga diaspora, të shprehnin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për të kandiduar për këtë funksion, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, i ndryshuar?.Prej më shumë se 3 muajsh institucioni i vetëm që siguron stabilitetin financiar të vendit nuk ka në krye guvernatorin. Negociatat e gjata mes mazhorancës dhe zyrës së presidentit me sa duket nuk ia dolën që të përzgjidhnin një emër që të ketë dakordësi, për këtë është shprehur edhe vetë presidenti në disa media. Komisioni i Ekonomisë pritet të dëgjojë i pari në një seancë të posaçme raportimin e Gent Sejkos, më pas ne komision të ligjeve dhe ne fund propozimi do të dërgohet në parlament.

Free Traffic Exchange