http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzeu Arkeologjik i Durrësit shume shpejt do te jete i hapur për vizitorët vendas dhe të huaj, si një thesar tërësisht i rehabilituar. I shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kryeministri Rama pa nga afër mjediset e Muzeut. Ministrja tha se vënia në funksionim e tij do të ecë paralelisht me punimet për amfiteatrin e Durrësit. ?Muzeu do të jetë një nga atraksionet e rëndësishme sepse do të jetë pjesë e një itinerari që po ndërtojmë me Amfiteatrin e Durrësit, i cili dhe ai i është nënshtruar një restaurimi dhe ndriçimi të ri dhe do të vazhdojmë me rehabilitimin e arenës së brendshme?. Prej katër vitesh, Muzeu Arkeologjik i Durrësit qëndron i mbyllur, ndonëse në vitin 2010, për rikonstruksionin e tij u dha një fond prej 1 milion e 200 mijë dollarësh, më të cilin nuk u bë asgjë. Me iniciativën e Ministrisë së Kulturës, në fund të vitit të kaluar, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve, drejtorinë rajonale, si dhe bashkinë e Durrësit, u bë e mundur mbyllja e punimeve të rikonstruksionit dhe nisja e punimeve për muzealizimin. Më shumë se 2400 objekte do të ekspozohen në ndriçim modern, punuar dhe drejtuar nga specialistët shqiptare.