Skema e kontrollit të shëndetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se nga janari i vitit te ardhshëm, do te nise kontrolli baze për qytetaret. 415 qendrat shëndetësore ne te gjithë Shqipërinë, do te përballojnë fluksin e atyre qe do te paraqiten për t?iu nënshtruar kontrollit. I ftuar në emisionin ?Kapital? në Vizion Plus, ministri sqaroi edhe se si do të veprohet për ata qe jetojnë ne zonat e thella.?Po përcaktojmë një harte relativisht te largët, te cilën do t?a bëjmë me njësi te lëvizshme. Do te jene pese njësi te lëvizshme ne rreth 15% te territorit shqiptar qe nuk do ta bëjnë kontrollin ne muajin e lindjes, por do ta bëjnë ne muajin maj, deri ne 30 shtator. Kemi një periudhe kur ato zona janë me kollaj te përshkueshme nga njësite e lëvizshme. Problemi është këtu: Nëse ne po zgjerojmë mbulimin ne teori, nëse nuk ofrojmë edhe aksesin, praktikisht ky mbulim ne zonat rurale mbetet gjë e paarritshme?.Ministri i Shëndetësisë ka dhëne detaje edhe për shërbimet qe përmban paketa e kontrollit baze dhe qe do t?u ofrohet falas qytetareve.?Është një grup analizash biologjike qe janë përcaktuar ato qe lidhen me analizën e gjakut, analizat e urinës, matja e sheqerit dhe elektrokardiograma. Sigurisht edhe parametrat kryesore trupore qe ka personi. Mbas marrjes se analizave, përgjigja e te cilave nuk do te jepet aty, do te shkojnë ne laboratorë. Do te ngrihen 20 laboratorë vetëm për këtë qellim, te cilët do te jene afër qendrave shëndetësore sepse është kërkuar qe nga marrja e mostrës deri ne dërgimin ne laborator, te mos kaloje me shume se kohen e caktuar, qe teknikisht mund te behet analiza?.Pasi te ketë realizuar kontrollin përgjithshëm, çdo qytetar do ta marre ne qendrën e tij shëndetësore.