http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike, se drejtori i përgjithshëm i operatorit të shpërndarjes, Ardian Çela, është nen hetim për abuzime me tenderat. Organi i akuzës ne qytetin bregdetar ka lëshuar këtë vërtetim, që sqaron se zoti Çela nuk është person ne ndjekje penale.Vetë drejtori i OSHEE tha se kjo nuk është akuza e pare politike ndaj tij.Adrian Çela thekson:Persa i përket akuzave jam fare i qete e i ftohte sepse akuza te tilla politike kane ardhur here pas here. Kam dhe deklaratën e prokurorisë se Durrësit ku nuk ka asnjë lloj hetimi dhe nuk kam asnjë çështje penale. Unë jam këtu si administrator i operatorit te energjisë elektrike. Kam nje objektiv te qarte , te coj përpara performancen e kësaj kompanie e cila eshte ne gjendjen qe te gjithe e dime, e i kushton arkes se shtetit gati 150 milion euro ne vit.Të enjten, Çela u akuzua nga sekretari i përgjithshëm i PD Srben Ristani, se po hetohej për abuzime ne disa tendera, gjatë kohës kur ai ka qenë nënkryetar i bashkisë së Durrësit.