Rama në Shkodër për legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 23

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
700 familje kanë marrë dokumentet e legalizuar në Shkodër. Ka qenë vetë kryeministri Rama qe ka dorëzuar dokumentet e pronësisë për këto familje. Ndërsa deklaroi se ky është një proces tepër i rëndësishëm për zhvillimin e vendit kreu i qeverise shigjetoi edhe mazhorancën e djeshme për abuzime. Ndërkohë qe brenda pallatit te sportit shpërndaheshin certifikatat e legalizimit 150 banorët e lagjes ?Ahmet Haxhia? në Shkodër, kanë protestuar serish. Protesta ka perkuar me vizitën e kryeministrit dhe qe në nisje të saj është kthyer në përleshje mes protestuesve dhe policisë. Megjithatë Rama, është takuar vetë me banorët te cilet i ka garantuar se nuk do të bëhet asnjë prishje pa parë në detaje projektin por edhe dëmshpërblimin e banorëve. Protestuesit kundërshtojnë propozimin për shëmbjen e shtëpive të tyre, me qëllim dëmtimin e parkingut të ri për rreth stadiumit. 30 shtëpi banimi, mes të cilave edhe banesa mbi 100-vjeçare me dokumenta të rregullta, rrezikojnë prishjen.