Bulqiza “pushtohet” nga drutë e zjarrit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacionet kundër vjedhjes se energjisë elektrike kane dhënë efekt ne Bulqize. Banoret e qytetit më të ftohtë verilindor, i janë drejtuar drurit për ta përdorur për ngrohje, ndryshe nga nje vit me pare kur nje pjese ngroheshin me energji elektrike fale edhe ndërhyrjeve ne rrjet. Çdo ambient ne qytet është i mbushur mbushur me dru zjarri. Por çmimi i tyre këtë vit ka pësuar rritje te ndjeshme. Sikur te mos mjaftoje rritja e çmimit bulqizaket thonë se e kane të vështirë të blejnë drutë e zjarrit pasi nuk lejohen nga policia qe kërkon origjinën e tyre. Nevoja për ngrohje në qytetin e Bulqizës është e madhe për shkak të pozicionit gjeografik, pasi në dimër temperaturat zbresin disa gradë nën zero.

Free Traffic Exchange