Peshëngritësja Romela Begaj me doping - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akoma pa u mbyllur festa për dy sportistet tanë qe u shpallen kampione bote , peshëngritja shqiptare tronditet serish. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes beri te ditur se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj rezultoi pozitive ne testin antidoping. Substance e gjendur ne test ishte stanozol. Begaj u shpall kampione e botes ne botërorin e Kazakistanit ne stilin e shkëputjes duke ngritur një peshe prej 113 kg. I kontaktuar ne telefon nga Vizion Plus, Presidenti i Federatës Shqiptare te peshëngritjes Elez Gjoza deklaroi se pas nje testi paraprak te radhës , sportistja u gjend pozitive. Sipas tij gjithë ekipi kombëtar ne një periudhe 6 mujore stërvitje ne Greqi kishte beret tre kontrolle antidoping. Kontrolli i fundit kishte qene dy dite përpara botorit te Kazakistanit dhe kishin rezultuar negativ. Gjoza ka deklaruar se kjo është nje përgjegjësi e sportistes, për ditët qe kane qëndruar ne Kazakistan per kampionatin botëror është nënshkruar nje kontrate mes federatës dhe sportisteve ku përgjegjësia është vetëm e tyre. Gjithsesi Begaj ka kërkuar te beje testin B duke paguar edhe shume prej 2000 dollarësh me pretendimin se është tërësisht e pastër. Federate Shqiptare e Peshëngritjes me pare ne Asamblenë e fundit deklaroi se vendosi rregullin se nëse nje sportiste kapet me doping, atëherë ai përjashtohet përjetë, duke i?u hequr edhe te gjitha shpërblimet ndryshe nga Federate Botërore qe e dënon me dy vjet. Testi B pritet te behet menjëherë ne tre ditët e ardhshme ne Gjermani .Qe nga 2011 Shqipëria përmendet rregullisht ne listën e atleteve qe kapen me doping ku Romela Begaj ishte emri me i fundit duke i?u bashkuar Arbri Cercizi, Briken Calja , Erkand Qerimaj, Hysen Pulaku, Shqiponja Brahja.