PD: Në Kushtetuese për KLD-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane dale serish para Gjykatës Kushtetuese për te kundërshtuar një prej ligjeve qe ka te beje me paketën ne drejtësi, te miratuar nga maxhoranca vëren e këtij viti: atë per Këshillin e Larte te drejtësisë, por janë përballur me vërejtjet e gjyqtareve për bojkotin ndaj parlamentit. Anëtari Vladimir Kristo i ka kujtuar juristeve demokrate se gjykata detyron individin te shteroje te gjitha rrugët ligjore, ndërkohë qe vete PD nuk i ka shteruar pasi nuk ka marre pjese ne diskutimet ne parlament duke vene ne dyshim legjitimimin e kërkuesit Për Partine Demokratike ndryshimet ne ligjin për KLD synojnë vetëm kapjen e këtij institucioni. Deri me tani Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e presidentit dhe PD për shpalljen antikushtetues te ligjit për KLD, ndërkohë qe këtë muaj pritet te shqyrtohet edhe padia e vete KLD.

Free Traffic Exchange