Tre muaj pa Guvernator - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën që ndodhi vjedhja e 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë kritikat u përqendruan te mungesa zëvendësguvernatorit të dytë, i cili merret posaçërisht me administrimin e thesarit. Sot Banka e Shqipërisë ka në krye vetëm një funksionar i cili mban tre detyra: Elisabeta Gjoni bën rolin e Guvernatorit, zëvendësguvernatorit të parë dhe zëvendës guvernatorit të dytë. Përveç kësaj, Banka Qendrore ka një Këshill Mbikëqyrës vetëm me 5 anëtarë, dhe nuk ka një inspektor të përgjithshëm i cili bën kontrollin e brendshëm. Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që të zgjidhet sa më shpjet guvernatori i ri. Ekonomistët shprehen se edhe nisma për rikonceptimin e ligjit të Bankës së Shqipërisë përfundoi vetëm në ndryshimin e një neni i cili lidhet me shtetësinë e anëtarit të bordit të bankës. Tashmë procesi i zgjedhjes së guvernatorit të bankës ka mbetur në një ngërç institucional ku mund ta zgjidhe vetëm konsensusi mes presidencës dhe mazhorancës. Presidenti ka të drejtën të dekretojë emrin, ndërsa parlamenti voton pro ose kundër. Qeveria ka qenë e para e cila ka hedhur në tryezë emrin e Denada Priftit e cila ka shtetësi gjermane, ndërkohë që këto ditë pritet edhe publikimi i listës së kandidaturave të presidentit.

Free Traffic Exchange