Transporti nderqytetas në kaos - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Transporti i udhëtarëve ndërqytetas vijon të mbetet një nga sektorët më informal. Linjat e autobusëve nga kryeqyteti në drejtim të qyteteve presin me orë të tëra për t?u mbushur me pasagjerë duke shkaktuar vonesa. Shoferët e autobusëve ankohen se udhëtojnë me pak pasagjerë për shkak të konkurrencës së pandershme të furgonave 8+1. Të vetëdijshëm për paligjshmërinë drejtuesit e furgoneve që vijnë nga rrethet qëndrojnë të fshehur nga policia nëpër rrugicat e kryeqytetit, kryesisht në zonën e 21-shit apo tek Zogu i Zi. Pavarësisht kësaj qytetarët thonë se preferojnë më mirë të udhëtojnë me këto mjete. Shoqata kombëtare e transportit ndërqytetës kërkon një zgjidhje sa më emergjente të kësaj situate kaotike. Kreu i saj Kujtim Mema në një deklaratë për media i është drejtuar ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për të forcuar kontrollin e policisë ndaj taksive 8+1 që shkelin ligjin. Me këtë apel përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të transportit të udhëtarëve paralajmërojnë se nëse nuk gjejnë zgjidhje institucionale do të shkojnë drejt protestave.