http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te paktën 30 drejtuesish kompanish rrezikojnë te përballen me padi penale, pasi kane vjedhur kuotat e sigurimeve shoqërore te punonjësve. Deklarata është bere nga Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj. Ndërkohë ai ka mohuar qe burgun mund ta rrezikojnë edhe punëmarrësit, nje paralajmërim i disa ditëve me pare nga kryeministri Rama. Sipas Veliajt, këta punedhenes ju kane mbajtur sigurimet edhe deri per 10 vite punonjësve, ne nje kohe kur ata e dinin se ato derdheshin rregullisht. Ndërkohë ne seance plenare deputeti i PS Erjon Braçe ka kërkuar te monitorohen deklarimet e sigurimeve pasi po rendojnë mbi pagesat e punonjësve. Ndërkohë ministrat kane nisur ate qe e kane cilësuar turin e punësimit ne bizneset qe kane punësuar me shume gjate këtij viti, duke ju ofruar mbështetje nga qeveria.