Tropojë, arrestohet drejtori i OSHEE-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i OSHEE se ne Tropoje është arrestuar nen akuzën e vjedhjes se energjisë. Rustem Gjonaj është vene ne pranga gjate ditës se sotme pasi dyshohet se ka përdorur lidhjet e paligjshme. Sipas policisë lokale, Rustem Gjonaj ka favorizuar lidhjet e paligjshme edhe për personat e tjerë. Ky është drejtori i trete brenda pak javësh, pas atij te Hasit dhe te Lushnjës qe janë arrestuar, sepse ne vend qe te luftonin abuzimin e vidhnin vete energjinë. Ndërkohë, drejtori i OSHEE për qarkun e Kukësit ka dhëne dorëheqjen pas përplasjeve me administratorin e ri te Operatorit te Shpërndarjes. Astrit Cengu ka deklaruar se largohet për arsye personale, por burime kofidenciale bëjnë me dije se kane qene mosmarrëveshjet mes tij dhe administratorit te ri, qe e kane detyruar te marre këtë vendim. Nga ana tjetër, ministrat vazhdojnë te inspektojnë operacionet për ndëshkimin e vjedhësve te energjisë dhe shkëputjen e lidhjeve te paligjshme. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pa nga afër veprimet e policisë ne zonën e Don Boskos ne Tirane. Operacionet e OSHEE-se qe mbështeten nga policia e shtetit, vazhdojnë ne te gjithë vendin, por intensiteti me i madh i tyre është ne Tirane dhe qytetet e mëdha, aty ku përqendrohen edhe inspektimet e ministrave.