Paguajnë, por s’kanë energji - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa familjeve ne qytetin e Laçit prej ditësh janë ne errësire te plote ndonëse thonë se janë pagues te rregullt te energjisë elektrike qe konsumojnë. Familjaret kane kontaktuar me drejtues te OSSHE te cilët i kane njohur me faturat e shlyera. Ata pretendojnë se energjia është ndërprere per dhjetëra abonentë debitorë, por për shkak te tyre po penalizohen edhe abonentët qe janë ne rregull me pagesat e detyrimeve. Pasi kane marre përgjigje negative nga zyrat rajonale te OSHEE-se, banoret e penalizuar pa te drejte, kane zhvilluar një proteste. Ata kërkojnë rilidhjen e energjisë ne te kundërt paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.