“TIA”: Shqipëria ngjitet 6 vende - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është më pak e korruptuar se një vit më parë, ndonëse progresi është modest. në këtë konkluzion ka arritur raporti i organizatës ndërkombëtare ?Transparency International?. Ne indeksin botëror, Shqipëria është renditur e 110-ta, duke u vlerësuar me 33pikë, ndryshe nga një vit më parë, ku renditej e 116-ta, sa i takon korrupsionit në sektorin publik. Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 110-të nga 175 vende të përfshira në këtë indeks. Shqipëria dhe Kosova renditen në të njëjtën radhë me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë, duke shënuar përformancën më të dobët në Evropën Juglindore. Por cilët janë faktorët, që sipas këtij indeksi, kanë sjellë këtë gjendje? Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rastet e dala në media të korrupsionit dhe gjyqësori nuk ka bërë punën e vet, këto kanë qenë pikat kryesore të perceptimit. Për qeverinë, rezultatet e raportit të Transparency Internacional janë një lajm pozitiv. Ministri ne emër te qeverisë i ka bërë apel kuvendit te nisë sa më parë reformën ne drejtësi.