http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për personat me aftësi të kufizuara dhe vështirësitë e tyre në jetën e përditshme zakonisht flitet vetëm në ditë të veçanta si kjo e tre dhjetorit, ditës ndërkombëtare për këtë kategori. Problemet bëhen më të mëdha kur bëhet fjalë për fëmijët me aftësi ndryshe. Dhe një nga këto shqetësime është arsimimi i tyre. Aktualisht këta fëmijët janë të detyruar të mësojnë me nxënësit e tjerë në shkollat gjithëpërfshirëse siç është edhe Santja Subashi, në një nga shkollat nëntëvjeçare të kryeqytetit. Por vajzës i duhet të përballet shpesh edhe me paragjykimet e shokëve të klasës. Por vështirësinë më të madhe e kanë mësuesit. Ata thonë se kjo kategori fëmijësh kërkon një përkujdesje më të madhe nga ana e tyre. Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organizatën në ndihmë të fëmijëve World Vision kanë prezantuar manualin për mësuesit, një përmbledhje këshillash për mënyrën e sjelljes me këtë kategori nxënësish. Ne duam të mbështesim qeverinë për të kuptuar se cila është gjendja reale këtu në Shqipëri pasi nuk ka një studim të mirëfilltë. Dëshirojmë tu vijmë në ndihmë së pari për të kuptuar aksesin e tyre në shkolla, si ai fizik, transporti, rampet për kalim por edhe për qëndrimin dhe sjelljen ndaj këtyre fëmijëve. Por sfidë pas arsimimit mbetet ajo që e pret këtë kategori kur të jetë në moshë madhore. Një shembull pozitiv vjen nga Korça, ku angazhimi social ka sjellë edhe ekspozita pikture. 20 persona kanë paraqitur punimet e tyre, për të treguar se edhe ata janë në gjendje të punojnë.