“Legalizim falas dhe mundësi punësimi për ‘PAK’ ” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo familje qe ka ndërtuar pa leje dhe ka ne përbërje një person te verbër, para apo tetraplegjike do te përfitojë falas legalizimin. Ky është vendimi i fundit i Këshillit te Ministrave per këto kategori, qe nis zbatimin menjëherë pas identifikimit te tyre. Artan Lame i beri këto deklarata, ndërsa vizitoi se bashku me ministrin Veliaj qendrën per personat me aftësi te kufizuar mendore, ndihmoni jetën. Sipas ligjit për çdo 25 punonjës, kompanitë duhet te punësojnë nje person me aftësi te kufizuar. Ndërkohe përfaqësuesit e qendrës pohuan se keta persona kur marrin nje arsim profesional jane te afte te punojnë si te tjerët.

Free Traffic Exchange