Kutia e shërbimeve publike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo qytetar qe dëshiron te denoncoje një rast korrupsioni apo çdo lloj problemi ne raport ne funksionaret shtetërore tashme ka mundësi te kontaktoje drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si dhe te gjithë anëtarët e kabinetit te tij ne faqet zyrtare ne rrjetin social Facebook ku është krijuar nje aplikim i posaçëm ?Kutia e shërbimeve publike?. Ne një postim ne Facebook, lideri i mazhorances u ka bere thirrje qytetareve te mos ngurrojnë t?i përcjellin drejtpërdrejt problemet me zyrat e shtetit. Pak ore pas këtij postimi, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka sqaruar nismën për krijimin e kutisë se shërbimeve publike.?Ju ftojmë të përdorni këtë instrument të ri, këtë aplikacion të ri, kutinë e shërbimeve publike si një mundësi për të ushtruar presionin e nevojshëm pozitiv, duke rritur transparencën, duke zbuluar për mirë apo për keq çdo rast të një reagimi jo të përshtatshëm, të një zyrtari, apo një zyre, apo një institucioni të shtetit, sepse në këtë mënyrë duke bashkëpunuar, nga njëra anë përmes modernizimit dhe nga ana tjetër përmes presionit që vjen nga ngritja e zëri qytetar, nga qytetarët tanë aktivë, ne do të mund të modernizojmë por dhe të rritim cilësisht shërbimet publike?. Sipas Peleshit, qeveria shqiptare synon qe nëpërmjet reformave te rrisë transparencën dhe cilësinë e ofrimit te shërbimeve.