http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të ketë anëtarësim në BE pa njohur më parë shtetin e Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë presidenti serb, Tomisllav Nikoliç gjatë një intervistë për radio televizionin serb. Kreu serb i shtetit theksoi se kreu i ri i Komisionit Evropian Johanes Han, i ka pohuar se shtetet që anëtarësohen në familjen evropiane nuk kanë tensione ose konflikte me vendet fqinje.?Më tha prerazi - nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me shtetin e Kosovës, - deklaroi Nikoliç?.Por presidenti serb shtoi se Serbia ka qëndrimin e saj dhe nuk do ta njoh Kosovën. Me herët Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj deklaroi se nëse bisedimet Kosovë - Serbi vijojnë sipas parashikimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve normalizohen, atëherë Beogradi zyrtar do të njohë brenda 3 deri në 5 vite Kosovën. Dy vendet fqinje janë angazhuar në një dialog intensiv nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë në Bruksel. Por këto bisedime janë pezulluar përkohësisht deri në formimin e qeverisë së re dhe caktimin e negociatorit të ri nga Prishtina zyrtare.