http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën vendimi për te mundësuar pagese me këste për te gjithë ata qe nuk kane mundësi te paguajnë detyrimet e prapambetura te energjisë elektrike u arrit fale presionit te Partisë Demokratike dhe protestës se qytetareve. Kryetari i demokrateve Lulzim Basha ka dale para mediave per te risjelle ne vëmendje se ky ishte propozimi i pd qe ne krye te herësLulzim Basha thekson:Tërheqja që bëri sot Edi Rama nga kursi i tij është një lëvizje e detyruar nga bashkimi i zërit të qytetarëve në protestën e madhe të 22 nëntorit. Nuk është zgjedhja e tij. zgjedhja që bëri Rama ishte kundër qytetarëve. Ai refuzoi të dëgjonte zërin e tyre derisa u përball me protestën e madheDuket se kjo fitore e ka bere Lulzim Bashen te propozoje lehtësira te tjera për qytetaret?Sot dua të përsëris një kërkesë të PD, për faljen e të gjitha kamatëvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimet me faturën e energjisë nga ana e shtetit. Pezullimin e pagesës së faturave për të gjitha rastet për të cilat ka ankimim për mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të këtyre faturave dhe mosndërprerjen e energjisë për qytetarët?Vetëm pak minuta pas daljes se liderit te opozitës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka kujtuar rivalit politik demet qe ka shkaktuar qeverisja e djathte. ?Tamam t?i vrasësh natën e t?i qash ditën njerëzit e shkrete, i vunë ne gjumë 8vjet me përralla e tani qe doli dita u qajnë hallin për faturat!? shkruan Edi Rama ne rrjetin social facebook.