http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë per standarde te dyfishta ne aksionin kundër vjedhjes se energjisë duke denoncuar rastin e drejtorit te OSHEE ne Tropojë, i cili sipas PD, ka miliona leke energji te papaguar. Ne një deklarate për mediat sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar se ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit Rama. ?Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara. Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë. Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Ja ku kemi këtu vendimin. Është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit?. Ndërkohë përfaqësues te Partisë Demokratike kane zhvilluar nje takim me banoret e njësisë 4, ne Tirane, ku 200 familje jane pa energji prej 3 javesh pasi nuk kane mundësi ta paguajnë ate. Drejtuesi i departamentit per të drejtat e njeriut ne PD, Ervin Salianji, ka theksuar zgjidhjen te cilen PD e ka kerkuar prej javesh qe qeveria t?i shohë keto zona me prioritet dhe t?u japë asistence ligjore dhe ndihme per te zgjidhur situaten e vështire ku ndodhen.