Reshjet shkaktojnë përmbytje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erërat e forta, shiu i rrëmbyer për rreth 3 orë, rrufetë dhe shkarkesat elektrike kanë sjellë probleme në qarkun e Fierit. Sipërfaqe të mëdha toke bujqësore në zonën periferike kryesisht në fushën e Mbrostarit janë nën ujë. Energjia elektrike u shkëput pjesërisht në disa zona të qytetit, ndërsa punimet për riparimin e defekteve kanë vijuar përgjatë ditës. Situate e rëndë është regjistruar edhe në shkollën 9-vjeçare ?Jani Bocova? ku uji ka hyre ne ambientet e brendshme, çka ka bere qe te ndërpritet procesi mësimor për 200 nxënës. Reshjet e rena gjate natës shkaktuan probleme edhe ne qytetin e Vlorës. Disa biznese te vendosura përgjithësisht ne katet e para te pallateve patën dëmtime te konsiderueshme, ndërsa ka pasur vonesa ne linjat e trageteve. Rruget kryesore ne Durrës janë mbuluar gjithashtu nga uji. Per pasoje ne pikat kyçe te qytetit është vene re një trafik i renduar automjetesh. Ne Gjirokastër kane mjaftuar pak orë shi që uji të vërshojë me shpejtësi duke shkaktuar përmbytje në akset rrugore. Më problematike situata ka qene ne rrugën nacionale në hyrje të qytetit. Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të kalojnë në një rrugë të improvizuar. Ndërkohë në vendin e njohur si Shkalla e Zezë ka patur rrëshqitje të dherave por pa krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.