Serbi - Shqipëri, mblidhet Komisioni i Apelit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Apelit pranë UEFA-s u mblodh sot ne orët e paradites ne Nion te Zvicrës për te vendosur nëse do te ndryshoje ose jo vendimin e Komisionit te Disiplinës, ne lidhje me incidentin e Beogradit ne ndeshjen Serbi - Shqipëri. Ne Komisionin e Apelit dëgjohen te gjitha palët përfaqësuese te Shqipërisë, përfaqësuesit e Serbisë, arbitri i ndeshjes, delegati dhe vëzhguesi. Sigurisht është i pranishëm edhe përfaqësuesi i UEFA-s i cili mbron vendimin e shkalles se pare. Shqipëria përfaqësohet nga avokati zviceran, presidenti i FSHF Armand Duka dhe Denis Bastari. Si Shqipëria ashtu dhe Serbia, kërkojnë te marrin tre piket dhe t?u hiqet gjoba prej 100 mije euro. Ndërkohë pala serbe shkon dhe me tej ku ne rast se nuk do te arrije te marri tre piket, kërkon te paktën zhvillimin përsëri te ndeshjes ne një fushe asnjanëse pa tifozë. Ndërkohë burime te mirinformuara, i bene me dije Vizion Plus se me te gjitha gjasat, Komisioni i Apelit nuk do te marre vendimin ne ditën e sotme. Ne rast se Apeli do te konfirmoje vendimin e Disiplinës qe sipas te gjitha gjasave do te jete i njëjte, ku dhe vete institucioni shqiptar i futbollit nuk ka pritshmëri te larte, atëherë FSHF ka bere te ditur se brenda 10 ditëve do t?i drejtohet, Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv qe është e pavarur nga UEFA. Ne 24 tetor, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s vendosi qe Shqipëria te humbëse ndeshjen ne tavoline 3-0, ndërsa Serbisë t?i hiqen tre pike ne klasifikim. Te dy federatat u dënuan me 100 mije euro gjobe, ndërsa Serbia do te luaj edhe dy ndeshje ne shtëpi pa tifozë.