Ndryshon ligji për Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një viti përplasjesh me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe 5 kandidateve per Gjykatën e Larte te rrezuara ne parlament; maxhoranca ka vendosur te ndryshoje ligjin për te zgjidhur ngërçin me kreun e shtetit. Ne Kuvend kane mbërritur tashme ndryshimet ne ligjin për Gjykatën e Larte, nje nga 3 draftet qe ka qene kusht për marrjen e statusit e qe u votua me konsensus ne 30 majin e vitit 2013. Këto ndryshime parashikojnë ngritjen e një këshilli për emërimet ne Gjykatën e Larte, i cili është një organ këshillimor për Presidentin e Republikës dhe ka si detyre te verifikoje përmbushjen e kritereve për kandidatet per anëtar te Gjykatës se Larte. Maxhoranca propozon qe Këshilli te drejtohet nga kryetari i Gjykatës se Larte dhe anëtarë te jene kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, zëvendës kryetari i Këshillit te Larte te Drejtësisë, kryetari i dhomës se avokatisë dhe një anëtar i Gjykatës se Larte i zgjedhur nga trupa e gjyqtareve. Sipas ndryshimeve Këshilli harton një raport për secilin prej kandidateve për Gjykatën e Larte , duke s?kualifikuar ata qe nuk plotësojnë kriteret si dhe duke bere renditjen e atyre qe plotësojnë kriteret. Vullneti i maxhorances per te kufizuar te drejtën e presidentit për përzgjedhjen e kandidaturave behet edhe me i qarte ne nenin 4 pika 2 ku sanksionohet se kreu i shtetit do t?i beje konsultimet me partitë politike për Gjykatën e Larte mbi bazën e raportit qe ka hartuar Këshilli per Emërimet dhe ne relacionin shpjegues qe shoqëron ndryshimet deputetet kërkojnë qe konsultimet te bëhen për emra dhe jo vetëm për kritere?Për t?i dhënë një dimension te ri procesit te konsultimit mes Presidentit dhe Kuvendit ne përmbushje te tagrave kushtetuese te interpretuara gjerësisht nga Gjykata Kushtetuese dhe me synimin për te shmangur ne kufijtë e te mundshmes politizimin e këtij procesi, neni 4, pika 2, e këtij projektligji sanksionon se këto konsultime paraprake do te duhet te kryhen mbi kandidatura konkrete duke u bazuar ne raportin e këshillit per emërimet ne Gjykatën e Larte? Maxhoranca ka vendosur ne ligj disa kritere shtese qe duhet te plotësojnë kandidatet për Gjykatën e Larte si fakti qe duhet te kenë pasur ne shkollën e larte mesatare mbi 8; ndërkohë qe i kane vendosur Presidentit te Republikës detyrimin qe dekretin per emërimin e anëtarëve te gjykatës duhet ta sjelle ne Kuvend te arsyetuar. Ky ndryshim i ligjit për Gjykatën e Larte pritet te sjelle një acarim te marrëdhënieve me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili e ka akuzuar disa here maxhorancen se po i merr kompetencat. Gjithashtu pritet te acarohet edhe konflikti me opozitën, e cila e ka akuzuar shumicën për mosrespektim te konsensusit ne rastin e aktit normative për nëpunësin civil.