Kastriot Prenga kapet me 21 kallëpe C4 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 32

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar me një sasi te konsiderueshme lende eksplozive. Kastriot Prenga nga Mirdita i akuzuar me pare për vrasje është kapur me 21 kallëpe C4. Operacioni është finalizuar nga blutë e qytetit bregdetar, pas hetimeve qe kishte nisur Prokuroria e Krimeve te Renda. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 37-vjeçari dyshohet se do te shiste kallëpet e eksplozivit C4 te cilat kishin si destinacion përfundimtar Italinë. Aktualisht po hetohet për te zbuluar nëse Kastriot Prenga, vepronte i vetëm apo është pjese e ndonjë grupi kriminal me aktivitet ne fushën e tregtimit te lendeve shpërthyese. Policia është vene ne kërkim te personit qe do te merrte ne dorëzim eksplozivin. Ndërkohe qe dyshohet qe ngarkesa te këtë hyre ne territorin shqiptar nga Mali i Zi.