INUK, aksion në njësinë 5 në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik është përqendruar këtë radhe ne njësinë 5 ne Tiranë, ne aksin rrugor nga ?Pallati me Shigjeta? deri tek ?Vasil Shanto?, ku po prishen 20 objekte pa leje. Përgjithësisht objektet janë shtesa pallatesh, te cilat shërbenin si biznese; lokale e dyqane. Megjithëse inspektoret e INUK i kane lajmëruar pronaret e këtyre objekteve disa dite me pare, vetëm ne momentin qe kane pare fadromen, ata kane filluar te boshatisin ambientet e brendshme. Jashtë kamerës, pronaret e këtyre ndërtimeve, thonë se, janë dakord me vendimin e prishjes, përderisa kjo procedure po zbatohet për te gjithë pa asnjë dallim, për rikthimin e hapësirave publike. Një jave me pare, aksioni i INUK prishi rreth 100 objekte pa leje ne aksin rrugor nga ?Rrethrrotullimi i Doganës? e deri tek ?Pallati me Shigjeta?, ku me shpërthim te kontrolluar ne zonën e ?Astirit?, u prish edhe nje ndërtese pesëkatëshe.