Zëvendësuesi i Elivar Golemit. Kuvendi shpall procedurën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas afro 3 mujash që nga shkarkimi i Elivar Golemit nga posti i inspektorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, kuvendi ka hapur procedurën për emërimin e një të riu. Njoftimi është bërë në fund të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë nga deputeti Erjon Braçe. Në 18 shtator të këtij vitit me vota të plota nga ana e mazhorancës, parlamenti shkarkoi ish-guvernatorin e bankës qendrore Ardian Fullani dhe inspektorin e përgjithshme, Elivar Golemi. Por deri tani parlamenti është disa muaj vonë me plotësimin e vendeve vakante për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës por dhe me emërimin e drejtorit të departamentit të kontrollit, siç është posti i inspektorit. Inspektori i përgjithshëm është ai që verifikon bilancet dhe lëvizjet e parave në Bankën e Shqipërisë dhe emërohet e shkarkohet vetëm nga kuvendi. Tashmë pritet që komisioni i ekonomisë të shqyrtojë kandidaturat që kanë aplikuar për anëtarë të bordit të bankës.