sa Mustafa Kryeministër! Finalizohet marrëveshja mes PDK e LDK - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Isa Mustafa do të jetë kryeministër i koalicionit të ri qeveritar me 19 ministra mes Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike dhe minoriteteve. Mediat në Kosovë shkruajnë se grupet e punës mes PDK-së dhe LDK-së kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, sipas të cilës LDK-së do t?i takojë posti i kryeministrit që do e marrë Mustafa dhe shtatë ministri. Gazeta ?Eksperes? zbardh një pjesë të paktit duke thënë se LDK do të marrë ministrinë e financave, zhvillimit ekonomik, atë të tregtisë dhe industrisë. Ndërsa PDK-ja do të drejtojë ministrinë e brendshme atë të drejtësisë, arsimin dhe do ketë edhe postin e zv/kryeministrit. Gjatë ditës pritet dhe zyrtarizmi i koalicionit të ri qeveritar. Sa i takon kryeministrit në detyre Hashim Thaçi ai nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri. Sipas mediave, pjese e paktit me LDK-në është dhe zgjedhja e Hashim Thaçit President, pas përfundimit të mandatit për kreun aktual të shtetit, zonjën Jahjaga. Më herët, Arsim Bajrami nga PDK, i cili është dhe kryetar i grupit për harmonizimin e programit mes koalicionit të ri, deklaroi se të hënën pritet të përfundojë ky proces, pjese e te cilit është dhe konfigurimi i qeverisë.