http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zgjedhjeve te 2005 kjo është e para here qe anëtaret e Këshillit Kombëtar mblidhen për te zgjedhur sekretarin e përgjithshëm qe është numri 2 i partisë, sekretaret dhe 22 drejtuesit e departamenteve, kjo e fundit nje strukture e re per Partine Demokratike. Ne shkelje te statutit nënkryetaret e Partisë Demokratike nuk u zgjodhën me vote fshehte nga këshilli, por kryetari i partisë e hodhi kandidaturën e Edi Palokes dhe Edmond Spahos pa kandidat rivale për votëbesim. Nga ky proces i ripërtëritjes se strukturave te reja ne PD, bie ne sy fakti se drejtuesit historike te kesaj partie jane jashtë forumeve kryesore. Jozefina Topalli e cila për 17 vjet me radhe ka mbajtur postin e nënkryetares se PD jo vetem qe nuk ka nje post, por nuk do te jete me as anëtare kryesie për shkak te formulës se re te kompozimit te kesaj strukture anëtaret e se cilës janë aty për shkak te posteve qe mbajnë ne parti dhe parlament. Jashtë kryesisë ka mbetur edhe astrit patozi i cili qe prej vitit 2007 ka qene nënkryetar i PD. Ridvan Bode i cili për 17 vjet me radhe ka qene numri 2 i Partisë Demokratike nuk ka me nje post drejtues por ai do te jete anëtar i kryesisë pasi është nënkryetar i Komisionit te Ekonomisë.