Dule, kritika qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e minoritetit grek në Shqipëri kanë shfaqur pakënaqësi ndaj qeverisë. Nga Gjirokastra ku ka marrë pjesë në konferencën e tetë të OMONIA-s kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është shprehur se Rama ka bërë hapa mbrapa përsa i takon minoritetit, duke e lidhur atë kryesisht me miratimin e reformës administrative. Por jo vetëm, sipas tij, mazhoranca qeverisëse nuk u ka dhënë mundësi përfaqësuesve të minoritetit të jenë drejtues në strukturat administrative. Ndaj edhe ka deklaruar se do të rishikojë qëndrimin e kësaj partie në koalicionin qeverisës. Në të njëjtën linjë ka folur edhe kryetari i OMONIA-s Vasil Bollano. Në konferencën e tetë organizata e minoritetit grek OMONIA ka zgjedhur kryetarin e ri të saj Kristo Kamberin.

Free Traffic Exchange