Basha: Qeveria, përgjegjëse për krizën! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i dha fund procesit te zgjedhjes se strukturave, nje proces qe nisi me humbjen e zgjedhjeve parlamentare vitin e kaluar dhe zgjedhjen e Lulzim Bashes ne krye te partisë me te madhe te opozitës. Ne mbledhjen e konstituimit te Këshillit Kombëtar, kryetari i partisë Basha përçoi serish mesazhin e hapjes se partisë.?Hapja është të dëgjosh qytetarët, të reflektosh dhe të reagosh në bazë të shqetësimeve të tyre të drejta, të kërkosh dhe të vësh në lëvizje zgjidhje për qytetarët.Për këtë hapje kam folur. Për këtë hapje flas sot me theks akoma më të fortë, duke parë me sy e prekur me dorë hendekun e jashtëzakonshëm që është krijuar midis qeverisë oligarkike Rama -Meta dhe qytetarëve shqiptarë pa dallim?.Para anëtareve te Këshillit Kombëtar, Basha kritikoi qeverisjen e dyshes Rama-Meta, duke folur serish për protesta.?Me këtë buxhet oligarkia Rama-Meta ka llogaritur t?i pjellë gjeli dhe të vazhdojë të ngushtojë hapësirat e demokracisë në vend. Jeta e qytetarëve në anën tjetër do të bëhet e do të vazhdojë të bëhet më e vështirë. Përballja është e pashmangshme, qytetarët nuk mund të pranojnë këtë gjendje. Partia Demokratike dhe opozita do të jenë dhe do të jenë me ta, përkrah tyre, në ballë të protestave, jo me qasje populiste, por duke argumentuar me fakte dhe në mënyrë profesionale çdo fakt të keqqeverisjes, korrupsionit apo maskaradës?.Por ajo per te cilen kryetari i demokrateve nuk foli ishte marrëdhënia me parlamentin, tashme qe bojkoti i opozitës po mbush 5 muaj dhe kur kushtetuta, neni 71, parashikon se mandatet e deputeteve digjen nese mungojnë pa arsye per 6 muaj ne seance. 6 muaj e bojkotit mbushen ne 10 janar por parlamenti ne kalendarin e punimeve ka parashikuar te mblidhet deri ne 18 dhjetor afati ky i fundit per demokratet qe te vendosin ne lidhje me mandatet.

Free Traffic Exchange