http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të maskuar si policë disa persona kanë hyrë në këtë banesë në lagjen ?Isa Boletini? në Vlorë. Rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele, të armatosur ata kanë tentuar të grabisin katin e tretë të vilës katër katëshe ku jetonte familja Begaj. Fillimisht kanë helmuar qenin e shtëpisë e më pas kanë hyrë në banesë duke u identifikuar si policia. E ndërsa kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit Dule begaj, të cilit i hodhën lëng djegës në sy për ta qorruar grabitësit kanë dhunuar me tytën e armës vajzën e tij 22-vjeçare Eva Begaj. Pas këtyre tentativave agresorët kanë shtënë me armë brenda banesës, por nuk kanë arritur të marrin dot asgjë. Duke mos pasur ndonjë biznes privat Dule Begaj shprehet i habitur se si ra pre e kësaj grabitjeje.Për të zbardhur këtë ngjarje të pazakontë drejtoria e Policisë së Vlorës ka ngritur një grup të posacëm hetimor. Dyshohet se personat e maskuar të kenë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Për këtë rast policia ka shoqëruar në komisariat 6 persona por ende nuk ka informacion për identifikimin e autorëve.