Interesi i depozitave barazohet me inflacionin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mendon që të fitosh para duke i vënë në bankë, tashmë kjo alternativë nuk është më e vlefshme. Interesi për një depozitë bankare, jo vetëm që është në minimumin historik, por nëse llogaritet edhe me inflacionin vjetor del që fitimi është minimal, vetëm 0.1%. Bankat tashmë po bëjnë vetëm ruajtjen fizike të parasë. Arjan Kadareja, ish anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë thotë se ulja e fundit e interesit për lekun do të ulë më tej fitimin nga depozitat. E kundërta ndodh me interesin e kredive, ato janë në nivelin mesatar 10%. Arjan Kadareja thotë se krahasuar me normat e lartë të para disa viteve, edhe fitimi nga huat bankare ka rënë me 4%. Por ata të cilët kanë marrë një kredi, duhet të bëjnë kujdes dhe të vendosin në kontratë që interesi të jetë i rinegociueshëm! Në muajt korrik dhe gusht 3 miliard lekë, ose 30 milion dollarë janë zhvendosur në depozita me afat mbi 2 vjet, kjo për shkak të interesave të ulta. Madje në momentin që vendos një depozitë 6 mujore, fitimi është negativ nëse këtu indeksohet inflacioni vjetor.