Shmangen “Enveristët” në ceremonitë shtetërore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha janë shmangur ketë here nga ceremonitë shtetërore. Ne varrezat e dëshmoreve ku presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama , kryetari i kuvendit Ilir Meta e përfaqësues te qeverise kane vendosur kurorat me lule, nuk janë shfaqur siç ka ndodhur rëndom te moshuar me fotografitë e Enver Hoxhës ne duar. Pas përfundimit te ceremonisë shtetërore nje grup nostalgjikes te diktaturës komuniste kane parakaluar ne bulevardin kryesor te Tiranës. Me ata pas kane marre rrugën drejt varrezave te dëshmorëve per te kujtuar bashke me 70 vjetorin e çlirimit te vendit edhe ish diktatorin. Edhe ne qytetet e tjera te vendit ku është përkujtuar 70 vjetori e janë nderuar te rënët e luftës nacional çlirimtare simbolet qe lidhen me diktaturën dhe me figurën e Enver Hoxhës jane evituar. Ne Gjirokastër, Durrës Fier organizatoret jane kujdesuar ti pengojne veteranet dhe mbështetësit e Partisë Komuniste ne aktivitetet zyrtare.

Free Traffic Exchange