Ruçi: PD nuk ka nderuar datat historike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ky 29 nëntor është festuar vetëm nga përfaqësuesit e majtë në të gjithë vendin, pasi për opozitën, dita e çlirimit të vendit është 28 nëntori. Për këtë arsye, gjatë festimeve në Fier, Kryetari i grupit parlamentar te Partisë Socialiste Gramoz Ruçi komenton cenim te kushtetutës nga demokratet mos nderimin e datave historike. Ruçi u është përgjigjur kritikeve te luftës antifashiste nacional çlirimtare qe duan te evidentojnë ne te elementet e luftës civile duke thënë se pa këtë lufte Shqipëria do te kishte pasur tjetër fat.Ruçi thekson:Askush nuk mund të errësoj luftën nacional-çlirimtare dhe ta etiketoj atë si një luftë civile. Me këtë luftë Shqipëria u vendos në krah të fitueseve dhe saj kësaj lufte ne shqiptarët jemi këtu në këtë 70 vjetor dhe jo një republikë e shtatë e ish JugosllavisëDeklaratat kreu i grupit parlamentar socialist i ka bere pas homazheve ne varrezat e Dëshmoreve te Kombit. Ne ceremoni kane marre pjese autoritetet vendore si dhe familjare te te rënëve te luftës.