Ministria e Integrimit me godine të re - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga ndërtesa që ka patur në gjithë këto vite, Ministria e Integrimit tashmë ka marrë një godinë të re. Kjo ndërtesë, dikur ish-qendra albanologjike shqiptare, është bërë gati që punonjësit e Ministrisë së Integrimit të nisin punën menjëherë. Në ceremoninë e inaugurimit, ministrja Klajda Gjosha tha se këto ambiente do të jenë një motivim për përballimin e vështirësive që do të ndeshen në rrugën e në integrimit të Shqipërisë. Veç kryeministrit Rama i pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kreu i kuvendit Meta i cili tha se ky institucion i ri në ditën e 70 vjetorit të çlirimit bën që të kujtojmë të gjithë ata të cilët luftuan për vlera mbi të cilat u ndërtua europa e bashkuar pas luftës. Ndërtesa e re e Ministrisë së Integrimit është ndërtuar në vitet 30?, por amortizimi e kishte bërë jo funksionale. Tashmë pas rikonstruktimit këto mjedise do të përdoren nga stafi i ministrisë.

Free Traffic Exchange