Arrestohen përdhunuesit e çiftit në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Fierit ka arrestuar dy përdhunuesit e çiftit te te fejuarve, ngjarje e ndodhur me 20 shtator ne pyllin e Semanit. Gjate mëngjesit të kësaj të premteje, është finalizuar operacioni i koduar me emrin Pylli i Semanit qe ka çuar ne prangosjen e 18-vjeçarit Shaban Skeja dhe te 20-vjeçarit Endri Goga. Dy te arrestuarit te maskuar dhe nen kërcënimin e armeve pasditen e 20 shtatorit kane ndalur ne pyllin e Semanit te fejuarit te cilët udhëtonin me makinën e tyre. Pasi i dhunuan seksualisht, Endri Goga dhe Shaban Skeja edhe i kane grabitur duke u marre para dhe sende me vlere. Disa dite pas kësaj ngjarjeje te rend çifti i te fejuarve ka mbërritur ne Prokurorinë e Fierit ku ka bere edhe kallëzimin. Policisë i janë dashur afro dy muaj ndjekje deri sa ka mundur te identifikoje përdhunuesit dhe ti vere ata nen pranga. 20-vjeçarit Goga dhe 18-vjeçari Skeja u janë kapur ne cilësinë e provës materiale një pushke me tyte te prere, dy maska , doreza ,fishekë , nje kompjuter si dhe telefonat e viktimave te përdhunimit. Te gjitha këto u gjenden te groposura pranë banesës se njërit prej te arrestuarve. Burime te policisë se Fierit bëjnë me dije se Endri Goga dhe Shaban Skeja janë kapur pak përpara se te kryenin një tjetër grabitje qe e kishin planifikuar kohe me pare.