http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e shtetit, presidenti i vendit Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta kane qene bashke ne kryeqendrën e festimeve te shoqëruar edhe nga kryebashikau i Vlorës Shpëtim Gjika. Por nderi për te ngritur simbolikisht flamurin ketë here u ka takuar dy peshëngritësve shqiptare Daniel Godelli e Romela Begaj Pas përfundimit te ceremonisë për ngritjen e flamurit Presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit dhe përfaqësues te kabinetit qeveritar kane vendosur kurorat me lule ne monumentin e pavarësisë. Ne shenje simbolike për te kujtuar momentin historik kur 102 viteve me pare mbërrinte nga deti anija qe sillte babain e pavarësisë Ismail Qemalin, ne tragetin e linjës Vlore-Brindisi është vendosur një flamur 70 metra i gjate. Pavarësisht atmosferës qe u vu re deri një dite me pare kane mbërritur qytetare te shumte nga te gjitha trevat shqipfolëse per te qene ne Vlore ditën e shënuar te flamurit. Festimet kane vazhduar me aktivitete te tjera te organizuara nga bashkia ne zona te ndryshme te Vlorës. Ndërkohë qe edhe ne qytete te tjera te vendit është kujtuar 102 vjetori shpalljes se pavarësisë