http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 81 vota pro buxhetin dhe paketën fiskale, ndërsa tre deputetë të PDIU-së kanë votuar kundër. për herë të parë buxheti do të bëhet efektiv që në datën 1 janar duke mos krijuar kështu probleme në marrjen e pagave nga ana e administratës. Ndërkohë që pas bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria është tërhequr nga zotimi për të ulur borxhin publik në nivelin 65.5% por do ta çojë atë në 70% të Prodhimit Kombëtar nga 72 % që është aktualisht. Po ashtu parashikohet që 250 milion dollarë të vijnë nga privatizimet e aseteve shtetërore. Edhe pse pa praninë e opozitës, debatet brenda radhëve të mazhorancës nuk kanë munguar. deputetët kanë hedhur poshtë propozimin e Petrit Vasilit dhe Gjovalin Kadelit për të bërë 5 milion dollarë fondin për nxitjen e punësimit te fasonët. Deputeti Braçe ka sqaruar kuvendin që prej fillimit të seancës se përse nuk po votohen amendamentet e opozitës. Ndërsa Taulant Balla ka treguar fakte se si zyrtarë të lartë të PD-së nuk paguajnë energjinë elektrike. vitin që vejn qeveria ka marrë si detyrim të rrite të ardhurat. 160 milion dollarë do të vijnë si peshë për qytetarët shqiptarë si pasojë e rritjes së taksave, ndërsa 300 milion të tjera do t?i shkojnë buxhetit nga lufta e evazionit. buxheti i 2015-ës është 475 miliard lekë, dhe për herë të parë vendos si prioritet energjinë, shëndetësinë dhe bujqësinë.