Rama dorëzon lejen e Xhamisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrin fund përpjekjet 20-vjeçare te besimtarëve muslimanë për të pasur xhaminë e madhe në qendër të Tiranës. Me zbatimin e projektit të ri për ndërtimin e saj muslimanët do të kenë tashmë objektin e kultit qw u ka munguar. Teksa i ka dorëzuar lejen për ngritjen e xhamisw kreut të komunitetit mysliman shqiptar Skender Bruçaj, kryeministri Rama u ka thënë besimtarëve se nga politika nuk do të ketë më pengesa per këtë projekt. Sipas kreut të qeverisë me këtë projekt iu dha zgjidhje një problemi që është mbajtur peng nga politika e kaluar.Edi Rama tha; Jam i lumtur që sot s?kemi një xhami ngjitur një pallati e qendre kombëtare, por një xhami pranë së cilës do të ngrihet një muze i bashkëjetesës fetare, Namazgjaja të jetë vendi i lutjes, dhe jo monumenti më i shëmtuar i bashkëjetesës mes pasionit të besimtarit dhe prurjeve të zullumit të politikës?, tha kreu i qeverisë nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka vlerësuar komunitetin mysliman duke e konsideruar si shembull tw bashkëjetesës fetare në Shqipëri e cila duhet të shërbejë edhe si krenari përballë botës së trazuar me luftëra fetare. Për kryeministrin Xhamia e madhe do t?i dhurojë kryeqytetit edhe një hapësirë të re kulturore. Ndërsa kreu i KMSH vlerësoi faktin se më ne fund kjo çështje mori zgjidhje. Xhamia do të ndërtohet me fondet e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ndërsa qeveria ka marrë përsipër dëmshpërblimin e pronarëve të truallit mbi të cilin do tw ndërtohet një pjesë e këtij objekti kulti, pranë parlamentit të Shqipërisë. Projekti i ri ndryshe nga ai i mëparshmi e sposton ndërtimin nga trotuari në qendër të Parkut të Namazgjasë, ku do të rrethohet me gjelbërim.