Ngrihet komisioni për drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fillon zyrtarisht puna per reformën ne drejtësi. Maxhoranca ka miratuar ne séance plenare ngritjen e komisionit te posaçme per këtë reforme, me 84 vota pro dhe vetëm votën e deputeteve te PDIU kundër. Komisioni do te ketë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t?i përkasin PD, 1 PR dhe 1 Partisë se drejtuar nga Shpëtim Idrizi; përbërje kjo qe nuk i krijon probleme maxhorances te punoje pavarësisht bojkotit te opozitës. Kryetar i këtij komisioni me mandate 6 mujor do te jete Fatmir Xhafa, ndërkohë qe zëvendës-kryetari do ti përkasë Partisë Demokratike. Pranë komisionit do te ngrihet nje grup ekspertesh vendas dhe te huaj; pjese e te cilit do te jene përfaqësues nga Komisioni i Venecias, Euralius, OPDAT e OSBE. Puna e komisionit do te ndahet ne 3 faza; ne fillim do te analizohet situata ne sistemin e drejtësisë dhe dokumenti përfundimtar do te diskutohet ne nje tryeze ne bashkëpunim me presidentin dhe Ministrin e Drejtesise. Faza e dyte është hartimi in je strategjie me objektiva afat-shkurtër dhe afat-gjate dhe vetëm ne fund do te filloje ndryshimi i ligjeve qe kane lidhje me sistemin e drejtësie.

Free Traffic Exchange