Krerët fetare në Bunk’art - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëjetesa fetare është një prej aseteve më të rëndësishme në Shqipëri, element ky që ngjall kureshtjen e të huajave dhe që duhet të shërbeje si shembull për brezin e ardhshëm. Ka qenë ky mesazhi që kanë dhënë njëzëri të gjithë krerët e institucioneve fetare në Shqipëri, gjatë një takimi në bunkerin e ish- diktatorit Hoxha, njeriu që u përpoq të zhdukte çdo besim fetar në vend. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i mirëqenies sociale Erion Veliaj, i cili e cilësoi këtë takim, si goditjen e fundit ndaj regjimit që tentoi të vriste besimin. Gjatë këtij takimi, një hapësirë e veçantë iu një ekspozite me foto dëshmi, te persekutimit që regjimi komunist i bëri besimit ne te gjithë vendin.