PD: Të mos rriten taksat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite para miratimit nen për nen dhe ne tërësi te buxheti dhe paketës fiskale opozita ka kërkuar serish nga qeveria te tërhiqet nga rritja e taksave. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne nje deklarate per shtyp ka kritikuar qasjen e qeverise ne fushën ekonomike, duke u përqendruar tek çështja e punësimit. Me taksat e reja që ka vendosur, edhe më shumë shqiptarë do të humbin vendet e punës dhe plagët e mëdha do të përkeqësohen më tej. Ndaj Shqipëria është në protestë. Ndaj protesta nuk ndalet. Partia Demokratike e ka detyrim t?u prijë dhe do t?u prijë protestave shesh më shesh, rrugë më rrugë, kudo në Shqipëri. Basha e ka cilësuar gënjeshtar kryeministrin Rama ne lidhje me rritjen e punësimit, pasi sipas PD realiteti është krejt tjetër. Edi Rama gënjeu dje publikisht, kur tha se paska krijuar 81 mijë vende të reja pune për një vit. Ky është i vetmi kryeministër në Europë që vetë i prodhon, vetë i njofton, vetë i propagandon më bujë gënjeshtrat e tij të trasha. As nuk skuqet, as nuk e vret mendjen për faktin se arritjet e tij imagjinare nuk kanë asnjë konfirmim në realitetin e jetës së përditshme gjithmonë e më të vështirë të shqiptarëve, në treguesit në stanjacion dhe recension të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por vetëm demagogji që tashmë është thelbi i qeverisjes së tij propagandistike. Vetëm në qeverisjen propagandistike ?Rama-Meta? vendet e punës rriten vrullshëm, ndërkohë që po sipas të dhënave zyrtare, ekonomia shënoi një rënie prej -0.61% në tremujorin e dytë të vitit, në vazhdim, në krahasim me një vit më parë; sektorët me rënien me të madhe janë pikërisht ato që sjellin dhe garantojnë qëndrueshmërinë dhe punësimin: industritë, ndërtimi dhe transporti, etj, ku rëniet janë dyshifrore. Ndërkohë sipas statistikave zyrtare, vetëm në tremujorin e dytë 22 mijë shqiptarë humbën vendet e tyre të punës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Shifër që me siguri është më e lartë se kjo shifër zyrtare. Edhe pse jashtë parlamentit demokratet kane vendosur te depozitojnë 31 amendamente per buxhetin dhe paketën fiskale duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama t?i marre ne konsiderate.

Free Traffic Exchange