Talasemikët, mungesë gjaku - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te sëmuret talasemike japin alarmin se po marrin sasi shume te vogla me gjak, qe nuk ju mjaftojne. Kreu i shoqatës se tyre, qe ka edhe mbesën te sëmure, deklaron se nga analizat e fundit te bera nje muaj me pare, parametrat jetësore te fëmijëve kane dale shume keq. Ne qendrën kombëtare te dhurimit te gjakut, pohojnë se rezerva ka. Shefi i bankës se dhurimit Erind Cafi thekson se për fëmijët talasemike është e vështirë te sigurohet ne vazhdimësi sasia e nevojshme e gjakut, sepse kjo varet nga dhurimet e momentit. Mungesat ne sasitë e gjakut ne vend, janë nje problem qe zgjat prej vitesh. Vetëm ne nje jave mesatarisht rreth 500 persona kane nevoje per gjak. Pavarësisht fushatave per vullnetarizëm, vetëm 0.9% e popullsisë dhuron dhe sasia qe grumbullohet është sa gjysma e nevojave per gjak.

Free Traffic Exchange