http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik vijon aksionin ne aksin rrugor, nga rrethrrotullimi i doganës deri tek Pallati me Shigjeta, ku janë ne proces prishjeje 40 objekte pa leje. Shumica e pronareve te lajmëruar disa dite me pare, kane preferuar te boshatisin vete ambientin. Kryesisht objektet qe janë prishur kane shërbyer si dyqane biznesi, lokale, lavazhe etj. Inspektoret e INUK kane filluar aksionin ne kete zone 2 dite me pare, ku numërohen rreth 92 objekte te prishura deri tani. Aksioni ne ditët ne vazhdim, për rikthimin e hapësirave publike, do te përqendrohet edhe ne zona te tjera, siç është blloku, apo periferitë e Tiranës.