http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë vendos që të lerë në fuqi akcizën për pijet energjike. Edhe pse në seancën e organizuar një javë më parë, gjatë shqyrtimit nen për nen të paketës fiskale deputetët anëtarë votuan që propozimi i Ministrisë së Financave që të hiqet fare taksa për këto pije votuan që të mbetet në fuqi akciza, këtë herë është rënë dakord që ajo të bëhet 30 lek për litër nga 50 lek për litër që është. Komisioni miratoi edhe ndryshimet përkatëse në buxhetin që institucionet e pavarura dhe disa ministri kërkuan si shtesa. Presidenca morri 10 milion lekët që kërkonte, ndërsa për prokurorinë nuk u miratuan të gjitha fondet. po kështu para më shumë morri edhe shëndetësia dhe bujqësia. Pavarësisht shtesave të bëra debatet e deputetëve me ministrin Cani nuk munguan. Ky ka qënë një nga buxhetet më të debatuara në radhët e mazhorancës, por finalizimi i parave që i ndahen të gjitha dikastereve dhe niveli përfundimtar i taksave do të marrë përgjigje të plotë të enjten në seancën plenare të Kuvendit.