Meta për kërkesat e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa ditë pas protestës së opozitës, kryetari i parlamentit Meta ka deklaruar se qeveria do të reflektojë duke marrë në shqyrtim kërkesat konstruktive te opozitës. Por sipas tij, demokratët duhet t?i bëjnë propozimet në kuvend dhe te ndikojnë ne buxhetin e vitit tjetër përmes amendimeve konkrete. ?çdo manifestim është i mirëpritur dhe është tregues i demokracisë që funksionon. Është në të drejtën e qytetarëve që të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre politike apo edhe pakënaqësitë e tyre sociale. Çdo propozim konstruktiv që vjen nga opozita apo grupet e tjera të interesit duhet të merret parasysh. Vendi për t?i cuar përpara këto propozime është parlamenti , sidomos përmes amendamenteve konkrete. Është e rëndësishme që të gjithë të shohin përgjegjësitë e tyre edhe në funksion të bërjes së këtij projekt buxheti pasi është e lehtë të kërkosh nga të tjetërt më shumë përgjegjësi por duhet të edhe marrë përgjegjësi për ata tregues dhe parametra që kishin dalë jashtë kontrollit dhe ishin përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit sikurse është rasti i borxhit publik dhe deficitit buxhetor. Jam i bindur që qeveria duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit dhe vendosjen nën kontroll për here të parë të këtyre parametrave do të reflektojë. Gjithçka është e mundur brenda këtyre hapësirave?.I pyetur për hapjen e dosjeve të komunizmit, Meta pohoi se ky proces duhet bërë duke ofruar transparencë, por në të njëjtën kohë ai nuk duhet të cenojë sigurinë kombëtare. Këto deklarata kreu i parlamentit i bëri pas konferencës për mediat në përfundim të takimit me homologun turk Çemal Çiçek.