Problemet e aksionit të INUK - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyra e avokatit të popullit i tërheq vëmendjen qeverisë mbi prishjet e ndërtimeve pa leje nga ana e Inspektoriatit Kombëtar Urbanistik, në shkelje të ligjit.Pas ankesave të qytetarëve që vetëm për këtë vit arrijnë në 100, është vërtetuar nga ky institucion se inspektorët kanë prishur objekte pa njoftuar paraprakisht pronarët apo janë mjaftuar vetëm me një komunikim verbal. Në hapësirat ku ndërtohen vepra publike janë prishur edhe objekte që janë ende në process legalizimi dhe që pronarët e tyre rrezikojnë dëmshpërblimin. kjo ka ardhë sipas AP nga procedura të stërzgjatura në vite nga ALUIZNI. Institucioni i Avokatit të Popullit u ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive të mendojnë edhe për sisteminin e disa familjeve rome, banesat e të cilave preken nga ndërtimi I Unazës së madhe.

Free Traffic Exchange