Nuk ka taksa për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohet te neni 2 fjalia që mbetjet e qelqit dhe të plastikës të cilat janë të prodhuara në Shqipëri dhe përdoren për qëllim riciklimi paguajnë taksën simbolike 1 lek / kg. Ministria e Financave është rrëzuar edhe nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ku në unanimitet deputetët kanë vendosur që mbetjet që krijohen në territorin shqiptar dhe shkojnë për qëllim riciklimi të kenë taksën doganore 1 lek për kg. Ky propozim erdhi nga deputeti Besnik Baraj si për qelqin ashtu edhe për lëndët plastike. Përgjigjja e prëfqësues së Ministrisë së Financave, ka rënduar situatën. Deputeti Sadri Abazi tha se në fund ai që vendos për taksat është parlamenti dhe jo ministria. Një vit më parë qeveria uli taksat vetëm për mbetjet të cilat kishin për qëllim riciklimin e plastikës, por deputetët thanë se pastrimi i territorit shqiptar nga plehrat mund të gjejë shpëtim vetëm përmes icentivave të mirëfillta nga ana e shtetit dhe jo me nismat e shoqërisë civile.